Ndërmarrja e Pastrimit Vlorë

Call Directions Website Contact the business

Ndërmarrja e Pastrimit Vlorë Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Ndërmarrja e Pastrimit Vlorë, Cleaning service, Vlorë.

Ndërmarrja e Pastrimit Vlorë është faqa zyrtare e institucionit i cili angazhohet çdo ditë në sektorin e pastrimit të qytetit të Vlorës por edhe në përkujdesin ndaj hapësirave të gjelberuara

06/10/2026

🧹🌿 PUNA NUK NDALON NË RAJONIN 4!

Përgjatë kësaj të marte, puna nuk është ndalur edhe në Rajonin 4, ku punonjësit tanë kanë vijuar me intensitet shërbimet e pastrimit dhe mirëmbajtjes.

🗑️ Kemi pastruar sasi të konsiderueshme mbetjesh të gjetura të hedhura në territor nga banorët e zonës, duke vijuar punën për një mjedis më të pastër.

🌿 Një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe mirëmbajtjes së gjelbërimit, ku kemi kositur barin, krasitur bimësinë shkurrore dhe degët e pemëve.

🍂 Puna ka vijuar gjithashtu me pastrimin dhe largimin e gjetheve, duke i dhënë një tjetër pamje hapësirave të zonës.

🤝 Pastrimi është një përgjegjësi e përbashkët!

I bëjmë thirrje të gjithë banorëve të Rajonit 4 të kontribuojnë në mbajtjen pastër të zonës. Mos i hidhni mbeturinat kudo, por vetëm në kontenierët e përcaktuar për to.

💚 Për një Vlorë më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirë për të gjithë!

06/10/2026

🧹🌿 PUNA VAZHDON NË RAJONIN 1!

Përgjatë kësaj të marte, puna e punonjësve të Ndërmarrjes së Pastrimit Vlorë nuk është ndalur në Rajonin 1. 💪

Punonjësit tanë kanë kryer pastrimin e plotë të territorit, duke u fokusuar veçanërisht në blloqet e banimit dhe hapësirat përreth tyre. 🧹🏘️

Një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe gjelbërimit, me pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, për t’u dhënë atyre një pamje sa më të pastër dhe të mirëmbajtur. 🌿🌱

Gjithashtu, nga rrugët dhe sheshet kryesore janë larguar gjethet e rëna, duke përmirësuar pastërtinë dhe pamjen e qytetit. 🍂🧹

💚 Puna jonë vazhdon çdo ditë, në çdo lagje dhe në çdo hapësirë të Vlorës, në shërbim të qytetit dhe qytetarëve!

♻️ Ta mbajmë së bashku Vlorën të pastër!

06/10/2026

🚛💦 NUK NDALEN INVESTIMET NË MJETET TEKNOLOGJIKE!

Ndërmarrjes së Pastrimit Vlorë i janë shtuar dy mjete të tjera, pjesë e flotës së pastrimit të qytetit. 🚛✨

💧 Ka mbërritur një autobot uji, si dhe një lavazh i ri, të cilat do të shërbejnë në larjen dhe pastrimin e Vlorës gjatë çdo stine.

Investimet në mjetet dhe teknologjinë e pastrimit bëhen me një qëllim të qartë: të garantojmë një qytet më të pastër, çdo ditë! 🌿🏙️

🚜 Nuk do të ndalemi me kaq! Flota jonë do të vijojë të përmirësohet, duke sjellë mjete dhe teknologji të reja në shërbim të qytetit.

Puna vazhdon. Investimet vazhdojnë. Për një Vlorë më të pastër! 💙

05/10/2026

🌿 DEGËT E PEMËVE DHE MBETJET E GJELBRA NUK HIDHEN NË KONTENIERË! 🚯

Një gabim që përsëritet çdo ditë dhe që dëmton pastërtinë e qytetit: degë pemësh, gjethe, bar i kositur dhe mbetje të tjera të gjelbra hidhen brenda kontenierëve ose lihen jashtë tyre.

❌ Kontenierët janë për mbetjet urbane të përditshme, jo për degë dhe mbetje të gjelbra.
❌ Hedhja e tyre pranë kontenierëve krijon rrëmujë, pengon pastrimin dhe dëmton imazhin e lagjeve tona.

🌱 Mos i hidhni degët dhe mbetjet e gjelbra në kontenierë apo jashtë tyre.
📞 Për largimin e tyre, kontaktoni Ndërmarrjen e Pastrimit Vlorë në +355 69 861 6172.

Ta mbajmë Vlorën të pastër, të gjelbër dhe të rregullt. 💚🏙️

05/10/2026

🧹🌿 Një javë e re nis me punë për një Vlorë më të pastër dhe më të gjelbëruar!

Punonjësit tanë e kanë fokusuar punën e tyre edhe në Rajonin 4, ku kanë kryer një aksion të plotë pastrimi të territorit nga mbeturinat e gjetura në terren. 🧹♻️

🍂 Një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe largimit të gjetheve, për të mbajtur të pastra rrugët, hapësirat dhe zonat e banuara.

🌱 Gjithashtu, është vijuar me mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra, përmes kositjes së barit, krasitjes së bimësisë shkurrore dhe degëve të pemëve. 🌳✂️

Puna jonë vazhdon çdo ditë, në çdo zonë të qytetit, për një Vlorë më të pastër, më të gjelbëruar dhe më të mirëmbajtur.

🤝 Kujdesi për qytetin është përgjegjësi e përbashkët. Ta mbajmë të pastër atë që së bashku pastrojmë!

05/10/2026

📢 Pas kërkesës së mbërritur në kanalet tona komunikuese nga banorët e zonës, Ndërmarrja e Pastrimit ka ndërhyrë në kohë!

🧹 Që prej orëve të para të mëngjesit, me angazhimin e dhjetëra punonjësve dhe mjeteve tona teknologjike, është kryer një aksion i përgjithshëm pastrimi në lagjen “Pavarësia”. 🚛

📍 Në zonën pranë ish-Pishinës “Flamurtari”, kemi larguar sasi të konsiderueshme mbetjesh të hedhura aty nga vetë banorët e zonës.

Puna jonë vazhdon çdo ditë për një qytet më të pastër dhe më të mirë për të gjithë. 🌿

🤝 Ndërmarrja e Pastrimit mbetet e hapur për çdo ankesë të qytetarëve.

📞 Ne jemi në shërbimin tuaj, në çdo kohë!

04/10/2026

🧹🌿 PUNA VAZHDON EDHE NË RAJONIN 1!

Puna e Ndërmarrjes së Pastrimit Vlorë është fokusuar edhe në Rajonin 1, ku ekipet tona kanë vijuar punën për pastrimin, mirëmbajtjen dhe sistemimin e hapësirave publike.

Me përkushtim dhe punë të përditshme, synojmë një Vlorë më të pastër, më të rregullt dhe më të bukur. 💪🧹

🤝 Thirrje për çdo qytetar: Ta ruajmë pastërtinë që krijojmë së bashku! Mos hidhni mbetje në rrugë apo në hapësirat publike, përdorni koshat dhe kontribuoni në mbajtjen pastër të lagjes dhe qytetit tonë.

Pastërtia është përgjegjësi e përbashkët!

💚 Ta mbajmë Vlorën të pastër, çdo ditë!

Address

Vlorë
9400

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ndërmarrja e Pastrimit Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Ndërmarrja e Pastrimit Vlorë:

Shortcuts

Share