23/05/2026
Urgjente për adoptim ❤️
Tel: 0697452998
Një mace nënë 6 muajshe dhe 2 kotelet e saj kanë nevojë për një familje të sigurt që t’i adoptojë. Jetojnë në katin e 6 të një pallati, ku një vajzë kujdeset çdo ditë për to dhe i ushqen, por fatkeqësisht disa komshinj ia hedhin tutje ushqimin dhe ajo ka frikë se mund t’i helmojnë.
Vajza ka shumë dëshirë t’i shpëtojë, por nuk mund t’i marrë në shtëpi sepse ka një mace shumë xheloze që nuk i pranon.
Janë të pafajshme dhe meritojnë një shans 🙏 Nëse dikush mund t’i adoptojë ose të ndihmojë, ju lutem kontaktoni.