Qendra Bee Smart

Directions

Qendra Bee Smart Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra Bee Smart, Janitorial Service, Tirana.

07/10/2026

11:30- 17:00. Mësim, lojë, qetësi për ty.
Shkruaj PROVË dhe e rezervojmë.
📍Blloku i Vilave Selitë
4 min 👣 nga shkolla “At Zef Pllumi”

06/10/2026

Ky detaj mungon në pothuajse çdo after school në Tiranë. Te Bee Smart ishte gjëja e parë: drita natyrale në çdo kënd dhe oborr natyral për të luajtur.
Shumica e after school-eve janë hapësira të errëta, me dritë neoni, pa ajër, me oborr betoni.

Ne e filluam duke pyetur: ku do donim të rrinte fëmija YNË 5 orë çdo ditë?

Përgjigja ishte: diku me diell, jo me neon. Diku me bar, jo me beton. Diku ku merr frymë, jo ku thjesht pret.

Prandaj te Bee Smart çdo kënd ka dritë natyrale. Dhe detyrat bëhen me diell, jo me sy të lodhur. Dhe pushimi bëhet jashtë në oborr natyral, jo brenda 4 mureve.
Sepse pas shkolle fëmija nuk ka nevojë për një klasë tjetër. Ka nevojë për dritë dhe ajër.
Eja na vizitoni. Dallimi kuptohet sapo hyn.
Shkruaj në DM dhe të rezervojmë një vizitë.

04/10/2026

Pas mësimeve dhe aktiviteteve, te ne ka një ritual që nuk mungon kurrë.

Çaji.

Ulemi me njëri-tjetrin. Pa libra. Pa detyra.

Dhe pyesim: “Sot, çfarë gabimi ju mësoi diçka?”

Njëri thotë “u nxitova”.
Tjetra “nuk dëgjova zyshën”.
Një tjetër qesh “e derdha ujin pa dashje”.

Askush nuk qorton. Të gjithë dëgjojnë.

Sepse tek Bee Smart ne nuk e masim ditën vetëm me sa faqe detyra u bënë.

E masim me sa herë një fëmijë pati guximin të thotë “gabova”, dhe sa herë pati hapësirë ta thotë pa frikë.

Një fëmijë që mëson sot të pranojë një gabim të vogël me një filxhan çaj në dorë,nesër do ketë guximin të provojë përsëri, edhe kur bota i thotë jo.

Ky është Bee Smart.
Më shumë se after school.
Vendi ku rritet mendja, por qetësohet edhe zemra. 🤍

Dyert dhe çaji ynë janë gjithmonë të ngrohta, edhe për ju prindër.

03/10/2026

KURRË nuk do të shihni një fëmijë që qan vetëm në qoshe.
KURRË nuk do të dëgjoni një edukatore që bërtet për të vendosur rregull.
KURRË nuk do të gjeni ushqim të porositur, të ngrohur në mikrovalë.
KURRË nuk do të shihni telefona në duart e edukatoreve sa fëmijët luajnë.
KURRË nuk do të merrni përgjigjen “hëngri mirë, fjeti mirë” pa e ditur çfarë ndodhi vërtet.
Sepse ne nuk jemi kopshti më i madh.
Jemi kopshti ku çdo fëmijë ka emër, jo numër.
Këtu ka rregulla, po ka edhe përqafime.
Ka program, po ka edhe lojë të lirë.
Ka disiplinë, po kurrë frikë.
Dhe kjo është arsyeja pse vendet tona plotësohen me rekomandim nga prindër, jo me reklama.

REGJISTRIMET JANË ENDE HAPUR

Çfarë përfiton këtë javë:
1 ditë provë FALAS për fëmijën
Vizita pa takim çdo ditë 13:30-15:00
Raport ditor me foto dhe video në telefonin tënd
Na shkruaj REGJISTRO në DM tani dhe rezervo vendin para se të mbyllen grupet.
Ose eja na vizito. Dera është e hapur, pa paralajmërim.

📍 Bee Smart. Blloku i vilave Selitë, Tiranë
Ruaje këtë video dhe dërgoja një mami që po kërkon kopsht.

03/10/2026

E vërteta është: Fëmija nuk ka faj. Mënyra si i mësohet po.
Në parashkollorin tonë ne nuk i mësojmë shkronjat përmendësh. Ne i prekim, i ndërtojmë, i këndojmë derisa bëhen fjalë.
Rezultati?
Fëmijë që hyjnë në klasë të parë duke lexuar, jo duke qarë.

Shkruaj FJALA në koment ose na shkruaj në WhatsApp dhe e rezervon 1-3 DITË PROVË FALAS për fëmijën tënd.

Address

Tirana

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Bee Smart posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share