06/10/2026
10 vite më parë nisi një histori e veçantë bashkëpunimi mes Tiranës dhe Italisë, e cila do të shndërrohej në një nga shembujt konkretë të partneritetit mes dy vendeve.
Në fjalën e tij në ceremoninë e 10-vjetorit të Eco Tirana, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z.Erion Veliaj, u kthye te fillimet e këtij rrugëtimi dhe te ideja që qëndroi në themel të krijimit të kompanisë.
Nga bashkëpunimi me partnerët italianë te sfidat e viteve të para dhe ndryshimet që kanë ardhur ndër vite, kjo histori është edhe historia e një Tirane që ka ndryshuar dhe e një shërbimi që është zhvilluar bashkë me qytetin.
Një dekadë më pas, Eco Tirana vijon të jetë pjesë e këtij rrugëtimi, duke e çuar përpara bashkëpunimin dhe përvojën e ndërtuar gjatë këtyre 10 viteve.💚🇦🇱🤝🇮🇹