05/12/2021
Sqarim për Qytetaret e Elbasanit
Shoqëria VICTORIA INVEST ShPK
Te nderuar qytetar te Elbasanit !
Shoqëria Victoria Invest ShPK ushtron shërbimin e pastrimit te qytetit te Elbasanit qe prej vitit 2006 me kontrata shërbimi. Në date 27 gusht 2021 kemi lidhur me Bashkinë Elbasan kontrate shërbimi pastrimi te qytetit me afat 3 muaj, dhe date përfundimi 24 nëntor 2021 .
Kemi bere pa pagese shërbimin e pastrimit te qytetit tone edhe mbas datës 24 nëntor 2021 , për pak dite për ti ardhur ne ndihme qytetit dhe qytetareve te Elbasanit, qe ndërkohe te behej zgjidhja nga organet shtetërore kompetente te cilët ne paaftësi totale dhe ne kushtet e ndryshimit te rregullave te tenderimit sipas kërkesave te klientelizmit te Autoritetit te Prokurimit Publik, Bashkise Elbasan dhe Komisionit te Prokurimit Publik te cilët ne 3 vitet e fundit kane qene te njëanshëm për taja dhëne ketë shërbim një shoqërie e cila është gjetur ne falsifikim te dokumentacioneve ne pjesëmarrje ne tender. Për ketë arsye nuk kane arritur te zgjidhin ketë problem madhor te qytetit tone.
Por edhe sot e kësaj dite kemi lenë ne terren rreth 600 kazanët e mbeturinave ( te cilat janë prone e shoqërisë tone ) në vend-grumbullimet e mbeturinave, në mënyre qe mos ketë mbeturina/plehra te hedhura në rruge.
Gjate 3 viteve te fundit, për shkak te burokracive te organeve shtetërorë kemi bere pa pagese shërbimin e pastrimit te qytetit te Elbasanit për me shume se 3 muaj duke përballuar te gjitha shpenzimet nga buxheti i shoqërisë.
Bashkia Elbasan ka publikuar në date 03.12.2021 në adresën zyrtare te rrjetit social Facebook një njoftim ne te cilin shprehet se : Për shkak te tërheqjes te kompanisë se pastrimit te qytetit, prej disa ditësh po përballemi me një situate jo te zakonte në tërheqjen e mbetjeve urbane….
Ju bëjmë me dije se në asnjë rast shoqëria Victoria Invest ShPK nuk është tërhequr nga kontratat publike qe ka marr përsipër për shërbimin e pastrimit te qytetit te Elbasanit, madje ne shume raste ka bere pa pagese për 3 muaj shërbimin e pastrimit te qytetit Elbasanit për shkak te pezullimeve te procedurave te tenderit nga organet shtetërore, periudha qe kane zgjatur me dite te tera.
Ky kaos ndodh nga paaftësia totale e Bashkia Elbasan.
Ju faleminderit për mirëkuptimin .
Shoqëria VICTORIA INVEST ShPK