Rotary Club Podujeva

Rotary Club Podujeva Rotari është vendi ku fqinjët, miqtë dhe zgjidhësit e problemeve ndajnë ide, bashkojnë lider?

10 Vite Rotary në Podujevë !10 Vite shërbim për komunitetin !
18/05/2025

10 Vite Rotary në Podujevë !
10 Vite shërbim për komunitetin !

Gëzuar Viti i Ri 2025 që sapo hymë!Mbrëmë, ne orët e vona me projektin tonë tradicional shpërndamë dhurata të përgatitur...
01/01/2025

Gëzuar Viti i Ri 2025 që sapo hymë!

Mbrëmë, ne orët e vona me projektin tonë tradicional shpërndamë dhurata të përgatitura nga vetë anëtarët e klubit tonë. Projekti u shtri ne disa prej fshatrave të Podujevës dhe në fund edhe në sheshin e qytetit!

Projekti ka për qëllim jo dhuratën në vetvete por përcjelljen e atmosferës festive në zona më të largëta nga qyteti.

Falenderojmë anëtarët e klubit për kontributin e tyre dhe poashtu:

Besa Consulting
Natyra Shpk
Poliklinika Intermed
Gambini
silverstone
Kaltrina Travel
Auto SPA - Car Wash
Klinika Fizioterapia

Takohu me babadimrin🎅🏻, fotografohu dhe merr 🎁dhuratë FALAS!📅31 Dhjetor 2024🕔16:30 - Kërpimeh afër Postës🕡17:30 - Bradas...
30/12/2024

Takohu me babadimrin🎅🏻, fotografohu dhe merr 🎁dhuratë FALAS!

📅31 Dhjetor 2024
🕔16:30 - Kërpimeh afër Postës
🕡17:30 - Bradash afër Shkollës
🕗19:00 - Podujevë në sheshin e qytetit (afër postës)

Shihemi natën e Vitit të Ri

Gëzuar 🥂

3 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të KufizuaraSot, më 3 Dhjetor, shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Pers...
03/12/2024

3 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

Sot, më 3 Dhjetor, shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, një moment reflektimi dhe vetëdijesimi për të pyetur veten: A po ndërtojmë një shoqëri ku të gjithë kanë mundësi të barabarta për të jetuar me dinjitet dhe respekt?

Rotary Club Podujeva është i përkushtuar vazhdimisht për mbështetjen e kësaj kategorie shoqërore, veçanërisht në përmirësimin e procesit mësimor për fëmijët me aftësi të kufizuara. Përmes projekteve dhe aktiviteteve konkrete, ne synojmë të krijojmë një mjedis gjithëpërfshirës ku asnjë individ nuk ndihet i lënë pas.

Në këtë ditë dhe çdo ditë tjetër, le të zgjedhim mirëkuptimin në vend të paragjykimit dhe veprimin në vend të heshtjes. Të gjithë kemi një rol për të luajtur në ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për personat me aftësi të kufizuara.

Bashkohuni me ne për të bërë ndryshimin!

Rotary Club Podujeva finalizon projektin në repartin e fëmijeve me kancer në klinikën pediatrike të Shërbimit Spitalor d...
06/01/2024

Rotary Club Podujeva finalizon projektin në repartin e fëmijeve me kancer në klinikën pediatrike të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

RC ‘PODUJEVA’ NDIHMONË KLINIKEN E PEDIATRISË NË  SHSUK Klubi Rotarian "Podujeva" në klinikën e Pediatrisë në  SHSKUK, re...
24/08/2023

RC ‘PODUJEVA’ NDIHMONË KLINIKEN E PEDIATRISË NË SHSUK

Klubi Rotarian "Podujeva" në klinikën e Pediatrisë në SHSKUK, respektivisht në repartin ku shërohen fëmijët me kancer ,përfundoi projektin e vendosjes së pikturave në muret e këtij reparti ,me që rast disa nga anëtarët e bordit të RC" Podujeva i kryesuar nga Kryetari I KKRK-së Granit Thaqi, Fazli Veliu, kryetar i RC ‘Podujeva’ Bajram Fusha e Bardh Musa anëtarë, u priten nga drejtuesit e klinikës në fjalë dhe nga mjekët

Stafi i klinikës falënderuan rotarianet për ndihmën që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për fëmijët .Dr Sejdi Statovci , theksoi se falë Rotarianëve ,klinika ka shumë pajisje mjekësore të cilat janë dhuruar nga Rotarianët e po ashtu po bëhen operacione te shumta nga mjeket ndërkombëtare te cilët i sjellin rotarianët e Kosovës

Fazli Veliu kryetar i RC "Podujeva theksoi se ky projekt i vogel por shumë domethënes nuk do jetë as i pari as i fundit dhe se Rotarianët do vazhdojnë të përkrahin klinikën në fjalë. Veliu përmendi disa projekte të cilat janë realizuar dhe po planifikohen te kryhen ne veçanti projektin e dializes te cilinën RC Podujeva po bene përpjekje për ta realizuar

Ideatori i projektit në fjalë Bajram Fusha , pasi falënderoi stafin e klinikes për mikpritje deklaroi se ky projekt këto vizatime ne muret e klinikes do ti ndihmoje shume fëmijët që të ndihen të lumtur pavarësisht se aty kanë shkuar për shërim. Ai u shpreh shumë i lumtur që në Kosovë ka spital modern dhe të mirëmbajtur si qe është klinika e Pediatrisë,dhe premtoj se rotarianët do ta përkrahin në forma te ndryshme shëndetësinë në Kosovë

Projekti në Kliniken e Pediatrisë është realizuar falë mjeteve financiare të rotarianve të klubit "Podujeva"

Të dashur fëmijë, Si çdo vit, edhe kësaj radhe klubi ynë rotarian organizon shpërndarjen e dhuratave falas. Takohu me ba...
29/12/2022

Të dashur fëmijë,

Si çdo vit, edhe kësaj radhe klubi ynë rotarian organizon shpërndarjen e dhuratave falas.

Takohu me babadimrin🎅🏻, fotografohu dhe merr 🎁dhuratë.

📅31 Dhjetor 2022 | 🕔17:00
📍 - CarWash

https://maps.app.goo.gl/cnxbQZ5Ritoj1Kj37?g_st=ic

Në emër të Distriktit Rotarian të Kosovës, sot nga Rotary Klub Podujeva është bërë shpërndarja e donacionit në mbështetj...
15/03/2022

Në emër të Distriktit Rotarian të Kosovës, sot nga Rotary Klub Podujeva është bërë shpërndarja e donacionit në mbështetje për QKMF në Podujevë me pajisje mbrojtëse medicinale për stafin shëndetësor.

Duke e ditur se sistemi ynë shëndetësor ka nevojë për përkrahje dhe mbështetje të vazhdueshme nga donatorë dhe agjenci të ndryshme sidomos gjatë përballjes me pandeminë, Rotarianët Kosovarë përmes Komitetit të Fondacionit Rotary të Distrikt-053/Kosovë, kanë siguruar mbështetjen për projektin “Pandemia e COVID-19 në Kosovë”.

Mbështetja është siguruar nga Fondi i Katastrofave të Fondacionit Rotary, të Rotary International dhe vlera e materialeve në kuadër të këtij donacioni të shpërndara nga gjitha klubet është në shumën prej 24,850 USD.

Me këtë donacion do të sigurohen paketa me pajisje mbrojtëse për stafin mjekësorë dhe materiale tjera ndihmëse që përmban produkte si: maska kirurgjikale për fytyrën (3 palëshe), maska FFP2 - K95, syze mbrojtëse, doreza nitrile ekzaminuese dhe medicinale, alkool për dezinfektim, termometër balli me rreze infra të kuqe, puls oksimeter si dhe shtroja për pacient një përdorimshe.

Me këtë foto nga aktiviteti tradicional i babadimrit në Podujevë ju urojmë mbarësi në këtë vit të ri 🎉Rotary Club Poduje...
01/01/2022

Me këtë foto nga aktiviteti tradicional i babadimrit në Podujevë ju urojmë mbarësi në këtë vit të ri 🎉

Rotary Club Podujeva tashmë tradicionalisht organizon projektin e babadimrit që shëtit dhe shpërndan dhurata nëpër fshatra dhe në qytet 👏

Fëmijë të lumtur - Botë e lumtur 🌟

Takohu me babadimrin🎅🏻, fotografohu dhe merr 🎁dhuratë FALAS!📅31 Dhjetor 2021🕔16:00 - Kërpimeh afër Postës 🕡17:00 - Bajqi...
25/12/2021

Takohu me babadimrin🎅🏻, fotografohu dhe merr 🎁dhuratë FALAS!

📅31 Dhjetor 2021
🕔16:00 - Kërpimeh afër Postës
🕡17:00 - Bajqinë afër Shkollës
🕗18:30 - Podujevë - Bulevardi i dëshmorëve

Faik Haliti, ndërmarrës me përvojë afërsisht 20 vjeçare në vendet perëndimore, Faiku është njëri ndër ata ndërmarrës të ...
28/11/2021

Faik Haliti, ndërmarrës me përvojë afërsisht 20 vjeçare në vendet perëndimore, Faiku është njëri ndër ata ndërmarrës të suksesshëm që u kthye për të investuar në Kosovë.

Faiku ndërmarrësinë e sheh edhe si inovacion por edhe si përgjegjësi sociale. Ai kështu themeloi dhe ngriti kompaninë e parë private në Kosovë që merret me mbledhjen dhe menaxhimin e mbeturinave Natyra sh.p.k. Ai është një ambientalist i pakompromis.

Faiku është njëri ndër themeluesit e Rotary Club Podujeva dhe njëkohësisht njëri ndër anëtarët më aktiv të saj.



Bëhu pjesë e Rotary Club Podujeva: https://forms.gle/hdwaAHUpf3NRMvoy6
---
Rotaria është një organizatë shërbyese ndërkombëtare qëllimi i të cilëve është bashkëpunimi i njerëzve nga fusha e biznesit dhe atyre profesional me qëllim të ofrimit te shërbimeve humanitare, të nxitjes së standardeve të larta etike në të gjitha profesionet, si dhe të avancojë vullnetin e mirë dhe paqen në mbarë botën.
Rotaria ka gjithsej 34,282 klube në mbarë botën, si dhe mbi 1.2 milion individë të njohur si Rotarian, pjesëtar të këtyre klubeve.
Të bëhesh anëtar Rotary ju do të nijheni me një grup të larmishëm njerëzish që ndajnë dëshirën tuaj për të dhuruar. Nëpërmjet takimeve dhe ngjarjeve të rregullta, ju do të:
• Diskutoni për qytetin/shtetin tuaj dhe zhvillimin që doni të shihni
• Njiheni me liderë të tjerë
• Zgjëroni aftësitë tuaja drejtuese dhe profesionale
• Njiheni me miq të mirë dhe takoni njerëz të rinjë
Çfarë pritet nga unë?
Si anëtar i klubit, do t'ju kërkohet të:
• Paguani detyrimet e klubit - 7 euro në muaj
• Merrni pjesë në takime dhe ngjarje
• Përdorni aftësitë dhe talentet tuaja profesionale për të bërë një ndryshim

Urime 28 Nëntori 🇦🇱
28/11/2021

Urime 28 Nëntori 🇦🇱

Adresse

Monaco

Téléphone

+37744319330

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Rotary Club Podujeva publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L'entreprise

Envoyer un message à Rotary Club Podujeva:

Partager